
Aksidenti tragjik në aksin Kukës-Morinë/ Ndërron jetë edhe i plagosuri i dytë
12 gusht 2020
| 21:44
Ka humbur jetën edhe personi i dytë që mbeti i plagosur rëndë gjatë një aksidenti rrugor që ndodhi pasditen e sotme në aksin Kukës-Morinë.
Klisman Uka, 27 vjeç, banues në Kukës, ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit që ndodhi mesditën e sotme.
Ai u transportua me helikopter drejt Tiranës por nuk ka mundur të mbijetojë.
Më herët ndërroi jetë edhe shtetasi Shpëtim Mani, i cili vdiq në vendin e ngjarjes pasi me të cilin ata udhëtonin u përplas dhunshëm duke dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siç merret vesh, pas aksidentit janë bërë kolona të gjata në këtë aks rrugor.