Aksidentohet Armina Mevlani

05 prill 2022 | 20:16

Blogerja e njohur Armina Mevlani është përfshirë në një aksident në Tiranë ditën e sotme.

Mevlani ka qenë duke udhëtuar me një Audi të Bardhë kur është përplasur me një kamion mallrash në zonën e Astirit.

Abc mëson se nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Armina është një ndër blogeret më të njohura në Shqipëri, aktive në rrjete sociale dhe në botën e ekranit, ku së fundmi i është bashkuar një programi televiziv të quajtur “Goca dhe Gra”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formacionet e Ligës së Kampioneve rikthehen sonte me dy ndeshjet…