Aksioni për mirëmbajtjen e hapësirave publike në Gjilan ka vazhduar me pastrimin e lumit Morava

22 qershor 2023 | 13:57

Në Gjilan po vazhdon aksioni për pastrimin e hapësirave publike, përfshirë edhe lumenjtë dhe varrezat.

Kryetari i komunës, Alban Hyseni, ka thënë se mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave publike, përkatësisht një qytet i gjelbër dhe i qëndrueshëm, është njëri nga prioritetet e Komunës së Gjilanit.

“Sot, të gjithë së bashku, Institucionet Komunale, Qendra Rinore dhe shkolla ‘Vatra e Diturisë’ e fshatit Livoç i Epërm si dhe Skat Consulting punuan në pastrimin e pellgut të lumit Morava”, ka thënë kryetari Hyseni.

Aksioni ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj ambientit jetësor. “Përveç ruajtjes së lumenjve, aktivitetet e tilla rrisin edhe ndërgjegjësimin e komunitetit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit ku jetojmë”, ka deklaruar Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti i Kosovës, Muhamet Ramadani, ka zënë vendin e tretë…