Aktakuzë ndaj tetë zyrtarëve dhe dy qytetarëve për rastin ”Subvencioni IV”

23 nëntor 2023 | 10:24

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave, tetë nga ta zyrtarë dhe dy qytetarë në rastin njohur si “Subvencioni IV”.

“Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre (3) zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre (3) zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një (1) zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një (1) zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Spceiale.

Të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrje Ryshfeti”, ”Ushtrimi i ndikimit”, ”Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti”, ”Mashtrim në detyrë”, ”Dhënie ryshfetit”, si dhe ”Mashtrim me subvencione”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pasqyrë virtuale të Ofertave dhe mundësive pafund mund tigjeni…