Aktakuzë për mashtrim kundër ish-shefit të ‘Volkswagen’-it

15 prill 2019 | 17:57

Ish-shefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman të makinave “Volkswagen” është akuzua për përfshirjen e tij në skandalin e shkarkimit të gazrave.

Prokurori publik në qytetin Braunshvajh të Gjermanisë, ka akuzuar Martin Winterkornin dhe katër menaxherë të tjerë për mashtrim.

“Volkswagen”-i ka thënë se nuk do t’i komentojë akuzat.

Winterkorn përballet me akuza edhe në Shtetet e Bashkuara, por nuk ka gjasa të gjykohet për to, pasi Gjermania nuk i ekstradon qytetarët e saj.

Winterkorn, 71 vjeç, ka dhënë dorëheqje shumë shpejt pas shpërthimit të skandalit në shtator të vitit 2015.

Atëbotë, Volkswagen ka pranuar se 11 milionë makina të tij janë pajisur me një softuer që ka dhënë rezultate më pozitive për gazrat shkarkues.

Në një deklaratë, prokurorët e kanë akuzuar Winterkornin për “mashtrim serioz” dhe shkelje të ligjeve të konkurrencës.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet.

Skandali ka nxitur hetime në Gjermani dhe vende të tjera, përfshirë ShBA-në.

Deri më sot, ai i ka kushtuar Volkswagen-it rreth 28 miliardë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 775 mijë kilogramë/litra produkte të ndryshme ushqimore dhe lëngje…