Aktakuzë për ushtrim të ndikimit

13 prill 13:28

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë -Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet B.G., R.H. dhe D.H., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

“I pandehurit B.G, në bashkëkryerje me të pandehurin R.H, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit D.H, në mënyrë të drejtpërdrejt kanë kërkuar të holla. Me këto veprime të pandehurit B.G dhe R. H, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni 431 paragrafi 1 lidhur me 31 të KPRK-së”.

“Ndërkaq, i pandehuri D.H., ka dhënë të holla që të ushtronin ndikim të padrejtë të pandehurit B.G., R.H. kështu që me këto veprime i pandehuri D.H., ka kryer veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit sindikal nga Shërbimi Korrektues i Kosovës të kryesuar nga…