Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe kanosje

22 nëntor 2018 | 14:49

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër L.A për veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe kundër të pandehurit E.A për veprën penale “Kanosje”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.A, më 10 tetor 2018, rreth orës 17:10, në fshatin Muzhevinë Komuna e Istogut, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.I.

Prokuroria Themelore në Pejë ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, nëpërmjet një komunikate…