‘Aktiv Home’ furnizon me ushqim shërbimin e zjarrfikësve dhe stafin shëndetësor të Drenasit

30 mars 2020 | 15:31

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim drejtorin e operatorit ekonomik “Aktiv Home”, Ekrem Elshani.

Elshani në këtë takim ka shpreh gatishmërinë që t’i furnizojë me ushqim shërbimin shëndetësor dhe atë të zjarrfikësve.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar Ekrem Elshanin për këtë ndihmë të ofruar dhe ka shtuar se kjo përkrahje është e mirëseardhur për stafin në këto dy shërbime në këtë periudhë të pandemisë.

 

“Aktiv Home” do të shërbejë më ushqim stafin shëndetësorë dhe të zjarrfikësve të cilët shërbejnë pas orës 17:00, kur edhe është e vendosur ora policore sipas vendimit të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rottoli është viktima e tretë e COVID-19 në familjen e…