Ish-kampioni i boksit në Evropë vdes nga koronavirusi

30 mars 2020 | 15:22

Rottoli është viktima e tretë e COVID-19 në familjen e tij. Nëna dhe vëllai i Rottoli-t vdiqën dy javë më parë në pandeminë e koronavirusit.

Angelo Rottoli, ish-kampion evropian i boksit, vdiq në moshën 61-vjeçare nga infeksioni me koronavirus, bëjnë të ditur mediat në Itali, transmeton Anadolu Agency.

Ai vdiq në një spital në Bergamo, në veri të vendit, në provincën e Lombardisë. Rottoli është viktima e tretë e COVID-19 në familjen e tij. Nëna dhe vëllai i Rottoli-t vdiqën dy javë më parë në pandeminë e koronavirusit.

Rottoli ishte kampioni i Italisë dhe i Evropës. Ai fitoi rripin WBC në vitin 1987. Gjatë karrierës së tij profesionale ka zhvilluar 35 ndeshje, ndërsa ka fituar 30 herë. Dy herë ndeshjet e tij kanë përfunduar pa fitues, ndërsa ka përjetuar gjithsej tri disfata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka…