Aktivistët serbë në veri ‘zbulojnë’ ndërtesën 2 milionëshe të Goran Rakiqit, i drejtohen AKK-së

31 tetor 2022 | 11:36

Aleksandar Arsenijeviq, lideri i iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe” dhe Stefan Veljkoviq nga iniciativa me të njëjtin emër, kanë vizituar një parcelë prej 9.5 ari ku po ndërtohet një ndërtesë, për të cilën kanë thënë se është e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Arsenijeviqi ka thënë se në atë parcelë po ndërtohet një ndërtesë, e cila aktualisht ka shtatë kate dhe e cila, sipas tyre, ka tendencë të rritet dhe eventualisht mund të vlejë mbi dy milionë euro.

“Pyetjen ia kemi bërë edhe zotit Buleshkaj, drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK). Të gjithëve ua bëjmë pyetjen: kush e mbron ministrin Rakiq dhe nga kanë ardhur këto para për ndërtimin e objekteve të tilla? Nga paga apo diçka tjetër, le ta hetojnë organet kompetente”, ka thënë Arsenijeviqi.

“Nova.rs” ka tentuar të kontaktojë me Goran Rakiqin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të mediumit serb.

Muajin janar Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka iniciuar një procedurë hetimi lidhur me deklarimin e rremë të pasurisë së Goran Rakiqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sado që Qeveria e Kosovës mund të ketë të drejtë…