Aktivisti serb do që kufiri me Kosovën të jetë mbi Urën e Ibrit

03 janar 2023 | 23:40

Avokati dhe aktivisti politik nga Mitrovica e Veriut, Marko Jaksiq beson që Kosova duhet të ndahet për ta gjetur qetësinë.

Në një intervistë me gazetarin e The Economist, Tim Judah ai ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë mbi urën e Ibrit, ku ndahen Mitrovica Veriore dhe Mitrovica Jugore.

“Jaksiq dhe unë po bisedonim te ‘Numër Një’, një kafe disa qindra metra larg urës mbi Ibër, që ndan qytetin në dy. Ai e nis bisedën duke theksuar se saktësisht 10 vjet më parë, unë e kisha pyetur atë rreth zgjidhjes për Kosovën dhe se ai kishte thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte “atje lartë”, duke treguar drejt veriut, por “mbi urë”. Ai beson se Kosova duhet të ndahet”, ka rrëfyer Judah.

Judah ka shkruar se deri në vitin 2020, kur ish-presidenti Hashim Thaçi u detyrua të shkojë në Hagë për t’iu nënshtruar një procesi drejtësie, bashkë me presidentin Aleksandar Vuçiq kishin ‘lozur’ me idenë e shkëmbimit, ide të cilën, sipas tij, e kishin shuar fuqitë perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që shqiptarët kanë mbushur cepat nëpër botë, kjo shihet edhe…