Aktorët turq me prejardhje shqiptare

16 tetor 2021 | 13:21

Ata janë ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi, por a e dini se disa prej tyre kanë origjinë shqiptare.

1. Baris Arduc

Omeri i “Dashuri me qira”, edhe pse ka lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare. Madje, aktori di gjithashtu të flasë shqip.

2. Kivanc Tatlitug

Ylli i serialeve turke ka pranuar në një intervistë se ka origjinë shqiptare. Ai konsiderohet si Brad Pitt i Turqisë.

3. Deniz Barut

Aktorja ka zbuluar prejardhjen e saj shqiptare nëpërmjet një urimi që i ka bërë babait. “I dashur baba, i forti baba, sot është ditëlindja jote. Së bashku, edhe shumë vite të lumtura. Ti bëhu shumë i fortë dhe qëndro gjithmonë pranë nesh. Shqiptari inatçor, të dua babi”, ka qenë urimi i aktores.

4. Halit Ergenc

Ai njihet nga të gjithë si Sulejmani i Madhërishëm. “Më duhet të them se të parët e mi nga ana e mamasë në Periudhën Osmane kanë ardhur në Turqi, pra babai i gjyshit të saj ka qenë shqiptar. Mund të them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari” ka thënë aktori në një intervistë.

5. Can Yaman

Edhe aktori bukurosh Can Yaman i njohur nga serialet “Zogu i hershëm” apo “Hëna e plotë” është shqiptar. Këtë ai e ka pranuar gjatë një interviste ku tha se të dy gjyshërit e tij janë me origjinë shqiptare. “Nga ana e babait jam me prejardhje nga Prishtina. Të afërmit nga babai flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë prandaj nuk di shqip”-tha Can Yaman dhe madje tregoi se para disa kohësh ka ardhur në Shqipëri dhe ka qëndruar 1 muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Gates martohet me të fejuarin Niall Nassar dhe janë…