Aktori i famshëm flet “i turpëruar” për sëmundjen e rrallë: Nuk më besojnë

29 qershor 2022 | 15:13

Për një gjë të gjithë biem dakord, Brad Pitt është një nga burrat më seksi në botë. Aktori i famshëm i Hollywood-it  është mjaft i dashur për publikun në mbarë botën dhe fansat e mbajnë mend që në fillimet e tij të karrierës.

Por nuk ndodh kështu kur është puna që Pitt të kujtojë të tjerët. E mesa duket nuk është faj i aktorit. Së fundmi, ylli i kinematografisë ka pranuar publikisht se vuan nga sëmundja e quajtur “verbëria e fytyrës së pa diagnostikuar”.

Kjo sëmundje e bën të paaftë yllin e “By the Sea” të rikujtojë fytyrat e njerëzve që takon. Në një intervistë për revistën “GQ”, Brad Pitt ndau këtë problem dhe pasojat e tij.

Ish-bashkëshorti i aktores së famshme, Angelina Jolie, u shpreh se gjendja e tij e shqetëson atë dhe njerëzit nuk e besojnë. Ai mendon se kjo mund t’i bëjë njerëzit që takon të krijojnë një përshtypje negative për të, duke e parë si “të largët, të paarritshëm, të zhytur në vetvete”. Brad pranoi se ndihet ‘i turpëruar’ kur nuk është në gjendje të kujtojë njerëzit që takon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare…