Aktori i famshëm zbulon se u ka dhënë nga 1 milion dollarë 14 miqve të tij

18 nëntor 2020 | 11:58

“Nuk dija si t’ua shpërbleja”/ Aktori i famshëm

Për të gjithë ata që kanë dyshime, këtu keni fakte se aktori me famë botërore, George Clooney, është me të vërtetë shumë bujar.

Teksa u shpall “Ikona e Vitit” nga revista e famshme GQ, Clooney ka dhënë edhe një intervistë ku ka konfirmuar disa thashetheme të vjetra rreth tij. Thuhej se ai u ka dhënë 14 miqve të tij të ngushtë nga një milion dollarë secilit.

“Nuk dija si t’ua shpërbleja”/ Aktori i famshëm“Kur nuk kisha një familje timen, kisha këta miq, të cilët, në një periudhë prej 35-vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo një tjetër. Mendova se pa ta, nuk do të kisha gjithçka që kam sot. Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi.Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Prandaj vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollarë secilit”, ka rrëfyer 59-vjeçari.

Emra e miqve të tij nuk janë zbuluar, por kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2013 në shtëpinë e tij. “The Boys” është quajtur grupi e “Daily Mail” shkruan se mendohet se pjesë e tij janë edhe Grant Heslov, Richard Kind dhe Tommy Hinkley.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pjesëmarrjes së saj në “Eurovision” dy vite më parë,…