Aktori zbulon skenarët e ‘Për’puthen’: Alvisa dhe Hyseni po shtiren, ata janë bashkë jashtë emisionit

11 tetor 15:54

Pas disa debateve që po bën në emision si shkak i ish-të dashurit të Alvisës, duket se e gjithë kjo është një skenar i radhës.

Marius Dervishi i ftuar në një emision, pretendon se Alvisa dhe Hyseni janë në lidhje edhe në jetën reale dhe se me këto veprime vetëm po gënjejnë të gjithë shqiptarët.

“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenë unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme, këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët”, tha aktori.

Ai shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni, pasi që Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku kalojnë kohën së bashku.

“Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i atyre, dhe dy javë para hyrjen në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin”, tha ai

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i llotarisë, Michael Carroll i cili harxhoi pasurinë e…