Akuzat e PS-së ndaj presidentit Meta: Bëri fushatë, dëmtoi ekonominë dhe shkeli Kushtetutën

03 maj 2021 | 15:56

Grupi parlamentar socialist ka ndërmarrë tentativën e dytë për ta shkarkuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës.

Janë 50 deputetë socialistë, që kanë firmosur kërkesën për nisjen e procedurës parlamentare të shkarkimit.

Në dokumentin e firmosur nga deputetët socialistë presidenti akuzohet për shkelje të rënda të kushtetues. Sipas socialistëve ai është bërë palë në fushatën elektorale.

Deklaratat dhe mesazhet e intensifikuara të presidentit në atë periudhë qartazi favorizojnë partitë e opozitare dhe që njëkohësisht denigrojnë mazhorancën duke cenuar kështu rëndë barazinë e konkurrimit politik dhe duke shkelur paanësinë politike që Kushtetuta i  ka veshur presidentit të Republikës, raporton “TCh”.

Me këto akte të përsëritura presidenti, sipas socialistëve ka shkelur rëndë detyrimet kushtetuese.

Socialistët si shkelje të presidentit rendisin mosmoderimin e konfliktin politik që solli një person të vrarë në Elbasan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë prej…