Al Hilal, gati të bëjë ‘çmenduri’ për Messin

15 mars 2023 | 16:51

Babai i Messit, Jorge, ndodhet në Arabinë Saudite dhe është kapur në një hotel me dy persona të afërt me familjen mbretërore.

Pavarësisht prej zërave se Al Hilali ka nxitur një afrim me argjentinasin, e vërteta është se Leo është ambasadori i turizmit të këtij vendi. Arabia e ka rritur vlerën e markës së saj me ardhjen e Cristiano Ronaldos dhe synimi i ligës është ta tërheqë edhe Messin. Al Hilali është gati t’i afrojë 220 milionë euro Messit, por zyrtarisht nuk ka një ofertë. Kampioni i botës nuk nxitohet, duke marrë kohën e duhur deri në verë.

Vizita e Jorges në Arabi tregon për një çështje rreptësisht komerciale. Gjithashtu, pritet që ai të takohet me ministrin e Sportit për të analizuar një projekt për çerdhet. Një bashkëpunim mes dy palëve për ta promovuar praktikën e futbollit në një vend ku ende mungon tradita për këtë sport. Arabia është kandidate për organizimin e Kupës së Botës 2030 dhe dëshiron ta lidhë imazhin e saj me atë të Messit. Për sa i përket të ardhmes së tij si lojtar, duhet të presim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse sezoni 2023 nuk ka nisur mirë për Mercedesin,…