Al Kasanveh është kryeministri i ri i Jordanisë

08 tetor 2020 | 14:44

Mbreti jordanez Abdullah ka emëruar një diplomat me përvojë dhe bashkëpunëtor të Pallatit mbretëror Bisher al-Kasanveh për kryeministër të ri, vetëm disa ditë pasi pranoi dorëheqjen e Omar al-Razas.

Mbreti e shpërndau Parlamentin më 27 shtator në fund të mandatit të tij katërvjeçar dhe në përputhje me kushtetutën, Qeveria duhej të jepte dorëheqjen brenda një jave.

Mbreti Abdullah deklaroi se ai beson se Kasavneh, i cili ka qenë një negociator në procesin paqesor me Izraelin, do të formojë një Qeveri që do t’i përgjigjet sfidave me të cilat përballet Jordania.

Kasavneh do t’i vëzhgojë zgjedhjet parlamentare të 10 nëntorit. Jordania po përballet me valën e dytë të koronavirusit të ri dhe qytetarët janë të pakënaqur me situatën ekonomike dhe masat për të luftuar epideminë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bastoret kryesore botërore janë duke e favorizuar lehtësisht Maqedoninë e…