Al-Khelaifi, Mbappes: Rinovo ose largohu

06 korrik 2023 | 11:20

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi i ka dhënë dy javë kohë Kylian Mbapes që të rinovon kontratën ose të largohet nga klubi.

Sipas tij, largimi i futbollistit më të mirë në botë më parametra zero do të ishte humbje e madhe për klubin.

“Nuk mund të humbasim falas lojtarin më të mirë në botë. Jam shumë i zhgënjyer, por nëse dëshiron të largohet porta është e hapur. I jap maksimumi 2 javë për të vendosur. Largimi i tij me kosto zero do të ishte një humbje e madhe për klubin. Klubi është më i madh se kushdo, askush nuk është mbi klubi, madje as unë”, u shpreh Al Khelaifi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tom Cruise dëshiron të ndjekë shembullin e Harrison Ford dhe…