Liria lëshon fitoren në minutat e fundit, kthehet me një pikë nga Prishtina në Prizren
15 nëntor 2026
| 15:17
Derbi i javës në Ligën e Parë të Kosovës, ndërmjet Prishtinës së Re dhe Lirisë, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1.
Skuadra prizrenase ishte pranë fitores, por vendasit arritën të barazonin shifrat në minutat e fundit të takimit, duke bërë që Liria të kthehet në Prizren vetëm me një pikë.
Pas përfundimit të kësaj xhiroje, Liria vazhdon të kryesojë në tabelën e klasifikimit, e ndjekur nga Prishtina e Re.
Rezultatet përfundimtare të kësaj xhiroje:
- Prishtina e Re 1:1 Liria
- Dinamo 1:1 Ramiz Sadiku
- Trepça 0:0 2 Korriku
- Lepenci 2:1 Istogu
- Suhareka 0:0 Trepça ’89
- Kika 0:0 Vëllaznimi
- Besa (Pejë) 1:3 Ferizaj
- Tefik Çanga 2:0 Rilindja ’74



