Alam: Do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Bangladeshit dhe Kosovës

19 shkurt 2018 | 14:21

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka  pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam.

Me këtë rast presidenti i ka shprehur falënderimin ministrit Alam për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë, si dhe ka falënderuar për njohjen e pavarsisë.

“U jemi falënderues për njohjen e shtetit të Kosovës. Njohja e juaj ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën. Do të jemi gjithmonë mirënjohës”, ka  theksuar Thaçi.

Presidenti ka kërkuar që bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve të thellohet edhe më shumë.

Po ashtu Thaçi ka kërkuar nga ministri Alam mbështetjen e Bangladeshit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam ka siguruar presidentin Thaçi se bashkëpunimi ndërmjet Bangladeshit dhe Kosovës do të vazhdojë.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Agron Demi duket të jetë ndër njerëzit e parë…