Alarmon SPSPK-ja: Numri i punëtorëve po pakësohet në Kosovë

13 qershor 2022 | 14:51

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka njoftuar se është krizë e madhe për punëtorë të sektorit privat, në veçanti për ata me kualifikime.

Udhëheqësit e kësaj sindikate kanë realizuar javën e kaluar (të premten, të shtunën dhe të dielën) vizita në shumë kompani, lokale të gastronomisë, markete, ndërtimtari, kompani të sigurimeve fizike, kompani të derivateve të naftës, kompani që merren me mirëmbajtjen e objekteve dhe shume profile të tjera.

Në kuadër kësaj vizite, SPSPK-ja ka njoftuar se u pa një mungesë e madhe e punëtorëve të secili sektor, u pa një shqetësim i madh të secili punëdhënës, pasi që këta punëtorë po ikin jashtë, mirëpo edhe po ka lëvizje të mëdha të punëtorëve pasi që tani pronarët e kompanive po shtyhen se cili do të ofrojë kushte me të mira të punës.

“Shumë kompani na thanë se po paguajnë punëtorë rezervë pasi që çdo moment numri i punëtorëve po pakësohet. Me qëllim të qetësimit sado pak të kësaj gjendje ne si sindikatë thërrasim akterët përgjegjës të ndërtimtarëve, naftëtarëve, gastronomive, bujqësive, mini dhe super marketave dhe të gjitha profileve tjera që të bëjnë një program afatshkurtër dhe afatgjatë me qëllim që sado kudo këtë ikje ta ndalin duke u afruar punëtorëve kushte dhe paga më të mira. Kështu nuk shkon me programe dhe projekte të qeverisë. Me nga 250 euro pagë nuk po ndalet rinia dhe punëtorët”, është thënë në reagimin e kësaj sindikate.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës i ka quar selam Qeverisë së Kosovës se as me 450 euro nuk po ndalet ikja e punëtorëve. “Këtë realitet ta faktojnë pronarët e kompanive që në njëfarë forme i morët në qafe deri tash punëtorët. Por edhe lakmitarët (pronarët e kompanive) tani fjalën e kanë punëtorët. Mjaft ua keni e pi gjakun me pambuk, me paga jonjerëzore, me mosrespektim të Ligjit të Punës dhe Ligjeve që kurrë nuk iu interesojë as atyre me herët që ishin e as këtyre tani. Si me ligj si pa të, si me Inspektorat të Punës si pa të, si me qeveri si pa qeveri, për punëtorët asnjëherë mirë”, është theksuar në reagimin e SPSPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 17 qershor…