Alba: Mposhtim Sllovakinë dhe sigurojmë kualifikimin

20 qershor 2021 | 11:37

Spanja dështoi sërish të fitoi duke barazuar me Poloninë (1-1), dhe vuri në rrezik kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Njeriu i ndeshjes u shpall Jordi Alba, i cili është optimist për sfidën e fundit me Sllovakinë.

“E merituam të fitonim, siç ishte edhe në ndeshjen e parë në Evropian, ndaj Suedisë. Na mungoi fati sepse kishim mundësinë të shënonim disa gola. Krijuam shumë intensitet dhe e dinim ç’të bënim në çdo moment. Duhet të bëjmë shumë më mirë në ndeshjen e tretë. Jam i sigurt se me punën ne do e kthejmë rezultatin në anën tonë dhe do marrim disa fitore. Mendoj se po luajmë dhe po punojmë mirë për momentin”, ka thënë Alba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia u bë përfaqësuesja e parë që garantoi pjesëmarrjen në…