Albanese zotohet se do ta ndryshojë politikën klimatike

22 maj 2022 | 09:36

Udhëheqësi i ri i Australisë është zotuar se do ta çojë vendin në një drejtim të ri, me një ndryshim të madh në politikën klimatike.

Anthony Albanese, i cili fitoi zgjedhjet e së shtunës me Partinë Laburiste të qendrës së majtë, tha se Australia mund të bëhet një superfuqi e energjisë së rinovueshme.

Ai do të bëjë betimin si kryeministër të hënën, por nuk është e qartë nëse partia e tij do të ketë shumicën në parlament.

Ndryshimet klimatike ishin një shqetësim kryesor për votuesit, pas tre vjetësh ngjarjesh rekord të zjarreve dhe përmbytjeve, përcjell Klankosova.tv

Numërimi i votave është ende duke vazhduar dhe është e paqartë nëse laburistët mund të marrin 76 vende për të siguruar një shumicë në parlamentin prej 151 anëtarësh.

Rezultatet përfundimtare mund të mos dihen për disa ditë, pasi zyrtarët zgjedhorë sapo kanë filluar numërimin e afro tre milionë votave postare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi rus i gazit “Gazprom” tha se po vazhdon ta…