Albert Bucolli me peticion kundër ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në mes Poklekut të Vjetër dhe Drenasit

09 shkurt 2022 | 22:23

Ish ushtari i UÇK-së, tani biznesmen në Gjermani, Albert Bucolli nga Pokleku i Vjetër, ka nisur një peticion kundër një projekt propozimi që impianti ujërave të zeza të ndërtohet në mes fshatit Poklek i Vjetër dhe Drenasit, vendi i quajtur “LIVADHI MULLINIT”.

Ai thotë se hapësira e ndërtimit të impiantit është dikund rreth 4 hektarë dhe se si qytetar i Drenasit është plotësisht kundër ndërtimit të këtij projekti dhe personalisht thotë se do mundohet ta ndaloj këtë projekt në të gjitha instancat ligjore dhe ato ndërkombëtare.

PETICIONI I ALBERT BUCOLLIT:

Të dashur bashkëvendës të fshatit Poklek i Vjetër dhe ju banorë të Lagjes Feronikeli gjithashtu dhe ju banor të Lagjes tek Xhamia në Drenas desha t’ju njoftoj se Komuna e Drenasit ka dhënë një projekt propozim që impianti ujërave të zeza të ndërtohet në vendi ku në jetojmë në mes fshatit Poklek i Vjetër dhe Drenasit, vendi i quajtur “LIVADHI MULLINIT”. Hapësira e ndërtimit të impiantit është dikund rreth 4 hektarë.

Unë si qytetar i Drenasit, jam plotësisht kundër ndërtimit të këtij projekti dhe personalisht do mundohem ta ndaloj këtë projekt në të gjitha instancat ligjore dhe ato ndërkombëtare.
Sipas informatave që unë posedoj këtë projekt e financon KfW-Entwicklungsbank me seli në Prishtine, ku Drejtor KfW Office Prishtina është z. Rene Eschemann, Rruga Anton Cetta Nr 1 Nr postes 10000 Prishtinë.

Unë do i drejtohem zotëriut në fjalë dhe Ambasadës Gjermane përmes avokatit tim dhe do kërkoj sqarim se si ka mundësi që Bashkimi Evropian që bën investime në vendin tone të ketë mundësi ta bëjë këtë projekt ne:

− ne zonën që është nën komosacion
− ne zonën e gjelbër (që quhet në gjuhen gjermane mushkrit që i japin qytetit oksigjen)
− Ne një zonë ku shtëpitë e banimit janë jo me larg se 30 metra vije ajrore
− Ne prona privat që deri me sot askush s’i ka pyet pronaret a janë të pajtimit
Me të cilën drejt guxojnë si Komuna e Drenasit, e poashtu dhe banka KFW, të hyjë nëpër prona private të bej incizimin e çdo parcele pa lejen e pronarit të tokës; a është ky veprim demokratik apo është komunist që na shkelen të drejtat edhe në pronat tona.

Kërkoj nga ata ta di se kush ua dha të drejtën që ata të na shkelin drejtat tona dhe të bëjnë matjen dhe planin për një pronë që si takon as komunës e as Bankës KFW, por i takon qytetarëve të atij vendi.
Unë nga tash do filloj me një PETICION me gjithë qytetaret e atij rrethi, për të cilët unë mendoj se do dëmtohen nga era e pistë që do vjen dhe atë peticion do e dërgoj në Ambasadën Gjermane dhe një do e dërgoj tek z. Rene Escheman në Banken KFW, meqë lokacioni i impiantit është në afërsi:

− Rreth 300 deri në 500 metra vijë ajrore e gjysmes se fshatit Poklek
− Rreth 180 metra vijë ajrore nga familja Bucolli
− Rreth 300 metra vijë ajrore nga familja Cërrvadiku
− Rreth 50 metra vijë ajrore nga familja Sylejmani
− Rreth 100 deri 250 metra vijë ajrore nga lagjeja Feronikeli
− Rreth 300 deri 500 metra vijë ajrore nga Lagjeja tek Xhamia

Besoj në mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj që bashkarisht ta ndalojmë këtë verpim jo të mirëmenduar nga Komuna e Drenasit që t’i shpëtojmë ndotjes se ajrit gjatë punimit në oborret e tokat tona përreth.

Me Respekt Albert Bucolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku , është pyetur sot në lidhje…