
Alberti sot do të niste punën si këshilltar i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë. Ja çfarë shkruan ministri Krasniqi
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për vdekjen e aktivistit të Nismës Albert Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se sot ka pritur t’i uroj mirëseardhje Albertit në detyrën e re si këshilltar i tij dhe nuk e ka pritur t’i thotë lamtumirë.
“ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë. Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen”.
“Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë!”, ka shkruar ministri Krasniqi.
(Q.R / Epoka e re)