Albesjana Iberhysaj nis detyrën si ambasadore e Kosovës në Çeki

17 janar 2022 | 18:05

Ambasadorja e Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj ia ka dorëzuar letrat e kabinetit Ministrisë së Punëve të Jashtme atje, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e përfaqësueses diplomatike të Republikës së Kosovës në Pragë.

Iberhysaj shkroi në “Twitter”, se ndihet e bekuar dhe e nderuar me detyrën e re.

“Sot ia paraqita Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke letrat e kabinetit, duke nisur zyrtarisht mandatin tim si Shefe i Misionit të Republikës së Kosovës në Republikën Çeke.”

“Jam e bekuar dhe thellësisht e nderuar që e përfaqësoj Republikën e Kosovës në Çeki”, shkroi ajo.

Ajo tha se mezi pret të bashkëpunojë me institucionet çeke për t’i thelluar e forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votimi i serbëve të Kosovës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare…