Albin, ik, mos i shkakto vendit dëme më të mëdha

30 nëntor 2022 | 17:11

Nga Hisen Berisha

Sot është dashtë këtu në vend të Albinit të raportoi ambasadori i Amerikës, sepse për situatën, Ai sipas kryeministrit në detyrë, kishte më shumë informata nga mekanizmat e sigurisë shtetërore, se sa Albini.

Nëse kjo është ashtu, atëherë sot, nuk është dashur ta ftojmë në interpelancë, përkundrazi duhet të ironizojmë me të, si me një kloun mashtrues, sepse e ka shndërrua kuvendin në arenë cirku, e deputetët në fëmijë që e ndjekin shfaqjen e tij me gojë hapur, e veç sa nuk e pyesin “qysh bre mujte me e bë qit ekzibicion ose pse s’po e bën për hatër tonin edhe qet trik”?!.

Kryeministri në detyrë, duhet të ndalët me propagandën e të filloj me qeverisë, e me u marrë me përmirësimin e jetës së qytetarëve e t’mos arsyetohet me keqmenaxhimin e qeverisjeve të kaluara?

Kryeministër në detyrë,  propaganda ju ka shërbye liderëve komunist, edhe kanë qëndrua shume gjatë në pushtet falënderua asaj propagande të mbështetur nga dhuna, por ti nuk mund ta kesh atë fat, sepse populli ynë mbi 20 vjet po e shijon lirinë e demokracinë, e tani e kemi gjeneratën e parë që po i trashëgon vlerat e lirisë e nuk do i besojnë gjatë propagandës e mashtrimit.

Kryeministër në detyrë, më lehtë e keni t’i shtyni proceset që ishin në përmbyllje ti qoni deri në fund, se sa ti ktheni mbrapa e prishni ato, siç i keni bërë për faqe të zezë. Ndaj, merr iniciativë  e kryej edhe ato pak punë që të kanë mbetur, për ta bërë Kosovën shtet të zhvilluar e demokratike, mbylle dialogun dhe ndaj rrugët me Serbinë, sepse ndryshe nga ti kur ishe në opozitë, e që ishit shumë destruktive, sot e ke një opozitë  konstruktive që po të mbështetë.

Por, mos vazhdo me marrëveshje të dëmshme siç bëre me dakordimet me Serbinë!

Kur koordinohemi me partnerët dhe aleatin tonë kryesorë ShBA, dalim përherë fitimtarë.

Nuk është e largët koha, kur ishe në opozitë dhe e shpike gënjeshtrën e “thikave mbi harta”.

Tani po të ripyes: ku janë ato thika?

Ku janë ato copa të Kosovës që janë prerë/ndarë?

Albin, paraardhësit e tuaj e bënë shtetin, institucionet e ushtrinë, ndërtuan rrugë, ndërtuan shkolla, rritën ekonominë e rrogat;

Po ti Albin çka bërë?

Krijove ushtrinë e tastaturave që të kritikojnë e të demonizoj çdo të arritur të këtij vendi?!

Qeveria e Kosovës, tri marrëveshjet e fundit që i bëri në dialog me Serbin, i beri marrëveshje anti kushtetuese, Udhëzuesi për implementimin e marrëveshjes për energji, e cila e delegon zgjedhjen e kontesteve në mes KOSTT dhe “Elektroseverit”,  në zyrën e BE , e Jo në Zyrën e Rregullatorit tëe Energjisë, çka është antikushtetuese.

Pastaj, marrëveshja për lëvizje të lirë, që i legalizon dokumentet serbe të identifikimit – letërnjoftimet, për qytetar të Kosovës është po ashtu, antiligjore, e antikushtetuese. Së fundi, marrëveshja për targa e cila është tepër e dëmshme, sepse kjo qeveri nuk i ndali, por i legalizoj targat-llastrat, që lëshohen ilegalisht në Nish, sepse tani edhe nëse nuk prodhohen më, ju vazhdohet regjistrimi, edhe për vite tëra kemi me i pa ato targa.

Po ashtu, në ketë marrëveshje Kosova merr përgjegjësi,  t’i implementoi të gjitha marrëveshjet, ndër to edhe atë për Asociacion, duke i dhënë adut Serbisë të kërkoi implementimin e marrëveshjes se vitit 2015, por jo më, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministër në detyrë, Ti kur ke ardhur në pushtet,  ke ardhur me premtimin se do të jesh ndryshe nga Ata (Hashimi, Isa e Ramushi) dhe e binde popullin e të votuan.

Ti na ke bindë se  “Zajednica “ është shumë e dëmshme,  është aq e dëmshme sa duhet edhe Një milion shqiptar me u sakrifikua, e mos me u pranua, dhe për këtë sakrifikuam një dekadë, duke rezistua për mos me e pranua.

Tani që jeni në pushtet me fuqi vote, “Zajednica”  u bë veç një e “keqe e domosdoshme” dhe pranimin e kësaj të keqeje e bën duke u fsheh pas frazës autike se “Ata” e kanë pranuar.

Jo, jo, nuk do e pranojmë me këtë sepse ti Albin ke ardhur me e ndal të keqën, ti ke ardhur me qenë ndryshe nga të tjerët e jo si “Ata”.

Si qeveri, deri tani, s’ka bërë asnjë kompromis me partnerët e Kosovës, por, jeni shtyrë me presion drejtë lëvizjeve të kërkuara nga ShBA.

Krejt çka kemi deri me tani, është papërgjegjshmëria e kryeministrit edhe në raport me vendimet e institucioneve të Kosovës, edhe ndaj ShBA.

Kjo që po quhet medialisht kompromise, është falimentim i qeverisë dhe  vet shtetit si shtet!

Po prisni kthimin e zyrtarëve serb nëpër institucione, përveç Kryetarëve të Komunave, që tashmë janë në të ashtuquajturin “proces” të zgjedhjeve të parakohshme.

Qeveria ka rënë, nuk kemi të bëjmë më me keqqeverisje por, me një qeveri të drejtuar nga ambasadori i SHBA në Kosovë!

Asociacioni, që është jo vetëm si obligim kushtetues por tanimë edhe nga detyrimet që dalin nga marrëveshja dakordimeve, siç ju kam thënë qysh me paraqitjen e parë në media, se Albini ka vetëm një mundësi – krijimin e asociacionit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Krijimin e asociacionit tani më, mbetet me u pa si do të ambalazhohet,  se si ka me u dukë edhe se si ka me e paraqitë në media qeveria.

Marrëveshja për rrymën e ka treguar ketë njeri këtu si dështak dhe se përmes dështimit të tij do ta dështoj Republikën e Kosovës, shtet i pavarur e sovran, për ti hapur rrugë krijimit të “republikës së tretë” si një mekanizëm që më shumë do ta krijonte “Jugosllavinë e re” me  Kosovë,  Vojvodine e Sanxhak brenda,  se sa shtetin e Kosovës si subjekt ndërkombëtarë.

Drejt kësaj po ecim!

Kryeministër në detyrë, ti me kauza të rrejshme, si opozitar, e pengove Kosovën për 15 vite. Sot, në pushtet po i bën Kosovës dëm të pa riparueshëm me këto marrëveshje.

Po del profecia e kryetarit Veseli, se t’i do e kthesh Serbin në Kosove, deri me tani je duke e arrit këtë qëllim, jo vetëm me marrëveshjet me Serbinë dhe këtë nuk po e bën vetëm në dialog,  por edhe me ekonomi.

Sot, Serbia e ka pushtua tregun e Kosovës, e as nuk kemi reciprocitet, as nuk kemi masa antidamping, por,  kemi pushtim të tregut me prodhime serbe, e për pasoj prodhuesit e  Kosovës falimentojnë, e punëtoret emigrojnë se nuk kanë perspektivë tjetër.

Albin, ik! se shumë shpejt do të ndërgjegjësohen edhe ata që të besuan, që ti i quan “analfabet funksional” e do ta kthejnë shpinën, sepse do e kuptojnë se nuk po jetojnë më mirë, nuk kanë paga më të larta, nuk kanë çmime më të lira, nuk kanë rrugë më të mira, nuk kanë lëvizje të lirë më shumë, nuk kanë perspektivë më shumë, prandaj do të zgjohen e do të kthehen bumerang.

Të pata thënë kryeministër, se ti je kryeministri i vetëm që rrezikon të largohesh me dhunë nga populli, e me këtë avaz shumë shpejt do te vjen aty.

Prandaj Albin, ik, e mos i shkakto vendit dëme më të mëdha se që po i shkakton.

*Fjalimi i deputetit Hisen Berisha në interpelancën e kryeministrit Albin Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick ka folur në konferencën për…