Albin Kurti e ka quajtur Erdoganin autoritar
11 korrik 2023
| 08:34
Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, “autoritar”.
“Presidentja ka qenë e ftuar disa herë nga presidenti Endogan në Turqi, Kurti është takuar vetëm njëherë para disa muajve. Ai në Kuvend e ka quajtur autoritar”, ka thënë Kelmendi në emisionin Majtas jo Djathtas të T7.
Po ashtu, Kelmendi ka thënë se bashkëpunimi i të gjitha qeverive me bashkësitë islame është formal.
Ai e ka kritikuar një pjesë të politikanëve të Kosovës për gjuhën që e kanë përdorur ndaj islamit dhe myslimanëve.
Kelmendi tha se vetë nuk i ka përfaqësuar kurrë vetëm myslimanët, por të gjithë qytetarët.



