Albin Kurti emëron tre këshilltarë të tij politikë
28 mars 2021
| 18:05
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar tre këshilltarë politikë.
Fëllanza Podrimaj, këshilltare politike.
Jeton Zulfaj, këshilltar politik.
Shenaj Shala, këshilltare politike/Shefe e Protokollit.
Të tre ishin pjesë e kabinetit të kryeministrit gjatë Qeverisë Kurti I, dhe do të vazhdojnë të punojnë pranë kryeministrit Kurti në mandatin e ri.



