Albin Kurti: Kritika është e shëndetshme, por duhet ta mbroj e ta përfaqësoj Kosovën më mirë se aleatët

18 mars 2024 | 20:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në podcast-in “The Rest is Politics“, ka thënë se nuk i pengojnë kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pas ndalimit të përdorimit të dinarit në komunat e banuara më shumicë serbe.

Përkundrazi, ai ka theksuar se “kritika është e shëndetshme” dhe se beson se “nuk ka progres pa kritikë”, por ka potencuar se duhet “ta mbrojë Kosovën” dhe ta përfaqësojë më mirë se aleatët.

“Unë mendoj se duhet ta mbrojë Kosovën, duhet ta përfaqësojë atë më mirë se aleatët”, tha Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë kosovare, ka theksuar se nuk do të ishte fare kryeministër, po të mos ishte Kosova Republikë.

“Mund të mos pajtohemi, por BE-ja, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleatët tanë, miqtë tanë dhe partnerët tanë, por kjo nuk nënkupton se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahëshe”, shtoi ai.

Gjatë kësaj interviste, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për periudhën sa kishte qëndruar në burë në Serbi dhe ka treguar se qëndrimin prapa grilave e kishte shfrytëzuar për të lexuar libra.

“Në burg ka kohë për lexim. Është vend tamam për të lexuar, pa telefona mobilë, pa pije dhe mendoj se kam pasur dobi prej kësaj. Në të njëjtën kohë, të jesh një person i klasës së mesme, urban.

Kurti, ka theksuar se posa ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2001, kishte vendosur ta themelonte Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kur kam dalë nga burgu e krijova organizatën, saktësisht sepse dija se si të flas dhe si të lidhem me njerëz nga fshati”, potencoi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar për…