Albin Kurti nesër për herë të parë në Tiranë si kryeministër, kjo është agjenda

10 shkurt 2020 | 10:53

Një ditë para mbërritjes në Shqipëri, zbardhet agjenda e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë.

Në vizitën e tij të parë si Kryeministër, por edhe jashtë Kosovës, Kurti ka parashikuar takime me Ramën, Ruçin, Metën, Veliaj dhe Bashën.

Me Ramën ai do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton OraNews.tv.

Qëndrimi i tij do të zgjasë një gjysmë dite. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12:40.

Vizita u paralajmërua nga Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

“Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”, kishte deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasuesja e kancelares Angela Merkel, në pozitën e kryetares së…