Albulena Balaj: Sa më shumë që e sulmojnë Nismën, aq më shumë e dua

18 janar 2021 | 01:42

Albulena Balaj Halimaj, kandidate për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka falënderuar partinë dhe bartësin e listëve të kandidatëve, Fatmir Limajn, për besimin.

Balaj Halimaj, së cilës iu është besuar numri 3 në radhën e listës së kandidatëve për deputetë të Nismës Socialdemokrate, shpreson se partia e saj në këto zgjedhje do ketë mbi 50 mijë mbështetës.

Lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate është publikuar një ditë pas publikimit të listave të të gjitha subjekteve të mëdha politike.

Postimi i plotë:

Sa më shumë që e sulmojnë NISMËN, aq më shumë e dua dhe do ta dua përgjithmonë!

Dashurinë për të së bashku me mbi 50000 mbështetës do ta dëshmojmë më 14 shkurt!

Falenderoj Nismën Socialdemokrate dhe kryetarin Fatmir Limaj, komandant ÇELIKUN që edhe njëherë më dhanë besimin të jem kandidate për deputete

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 13 janar ka nisur afati për aplikimin e mërgatës…