Albulena Haxhiu i reagon Mustafës për Asociacionin

15 tetor 2020 | 23:41

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili publikoi një letër që kishte pranuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini, para nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, në të cilën thuhet e ky asociacion nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka thënë se “edhe asaj radhe, një kryeministër i Republikës së Kosovës, garancën e interesit dhe integritetit të Republikës ia paska pas deleguar një pale të tretë, në këtë rast fasilituesit”.

Postimi i plotë i saj:

Letra e znj. Mogherini e datës 24 gusht si garancë për marrëveshjen e 25 gushtit mund të ketë vlejtë maksimumi deri më datën 23 dhjetor 2015, atëherë kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, institucioni i vetëm dhe suprem për interpretime kushtetuese, e shpalli garancën e znj. Mogherini të pavlerë e marrëveshjen në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Përtej kësaj, këtu ka një shpërfaqje të një problemi tejet serioz e të kushtueshëm që i ka përcjellë delegacionet e Kosovës që nga hera. Edhe asaj radhe, një kryeministër i Republikës së Kosovës, garancën e interesit dhe integritetit të Republikës ia paska pas deleguar një pale të tretë, në këtë rast fasilituesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka theksuar që çështja e…