Aleanca të enjten hap zyrtarisht fushatën elektorale në Gjakovë
26 maj 2026
| 14:31
Aleanca ka njoftuar se hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore do ta mbajë të enjten në Gjakovë.
Tubimi hapës do të mbahet nga ora 19:45, në Platonë e Parkut të Qytetit.
Përmes një njoftimi në “Facebok”, kjo parti ka bërë të ditur se gjatë këtij organizimi do të prezantohet programi dhe vizioni i subjektit politik për të ardhmen e vendit, i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin.
“Ejani të bashkohemi në këtë rrugëtim të rëndësishëm për mbarë Kosovën”, është thënë në njoftimin e Aleancës.



