Alex Whiting bëhet shef i hetimeve në Gjykatën Speciale

13 qershor 12:07

Alex Whiting i është bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) si shef i Hetimeve/ Grupit Hetimor.

Whiting 54-vjeçar është prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, duke përfshirë punë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) e me një karrierë akademike të shquar.

Whiting vjen tek ZPS-ja nga Fakulteti Juridik i Harvardit ku ishte profesor i praktikës që në vitin 2013.

Gjatë periudhës midis 2010 dhe 2013, Whiting punoi në Zyrën e Prokurorit të GjPN-së fillimisht në funksionin e Koordinatorit të Hetimeve, në mbikëqyrje të të gjitha hetimeve, dhe më pas si Koordinator i Ndjekjeve Penale duke pasur në mbikëqyrje të gjitha ndjekjet penale.

Përpara se t’i bashkohej GjPN-së, Whiting ka dhënë mësim si profesor asistent i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit.

Gjatë periudhës 2002-2007, Whiting ka punuar për TPNJ-në, ku ka qenë prokuror kryesor në gjykimin e Fatmir Limajt, Isak Musliut e Haradin Balajt dhe prokuror kryesor në gjykimet e Milan Martiqit dhe Dragomir Milosheviqit.

Përpara se t’i bashkohet TPNJ-së Whiting ishte prokuror federal në Shtetet e Bashkuara fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Washington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka qenë i përqendruar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Whiting është diplomuar në Kolegjin Yale dhe në Fakultetin Juridik Yale.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk besojmë se ka ndonjë njëri që nuk do të…