Algjeria, fituese e Kupës së Afrikës

19 korrik 2019 | 23:23

Algjeria është fituesja e madhe e Kupës së Afrikës, teksa mposhti në finale përfaqësuesen e Senegalit.

Finalja e luajtur në stadiumin e kryeqytetit Kairo, të Egjiptit, u mbyll me shfirat e ngushta 0-1, dhe në fakt u vendos që në minutën e dytë. Në një goditje nga jashtë zone, ishte Bunedxhah, ai i cili lëshoi të djathtën, dhe topi i devijuar, mori një trajektore të lartë, dhe portieri i Senegalit nuk mund të bënte dot asgjë.

Me kalimin e minutave, ishte Senegali që kërkoi të shënonte golin e barazimit, por nuk ia arriti dhe në fund ishte Algjeria që u shpall kampione e Afrikës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka reaguar…