Ali Ahmeti: Fronti pro evropian, një rast historik për gjeneratat e reja

05 shkurt 2023 | 11:13

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mbrëmë ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Tearcës.

Ai ka thënë se BDI-ja ka qenë në veprim në procese të rëndësishme por gjithmonë ka dalë forca kundërshtuese që kanë aluduar se ky vend do të shitet, do të bëhet Shqipëri. “I di unë këto fjalë e këto supozime. Ne nuk jemi patericë e askujt, por sot bashkëqeverisim me LSDM-në siç kemi qeveris dhe me VMRO-në. Kemi qenë vendimmarrës për punë të rëndësishme. Mbyllën problematikën me palën greke dhe me Bullgarinë”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij, e ardhmja është duke iu bashkuar BE-së. “Unë i takoj gjeneratës së torturave për mendim të lirë, sot e kemi mendimin e lirë, por sot na duhet mendim kualitativ, për bashkim, pajtim e për të bërë më të mirën. Ky është një mision, një moment historik, sepse duke u kyçur në këtë front i shërbejmë ardhmërisë, ndaj unë, Talati dhe të tjerët e dimë se e ardhmja i përket rinisë, ndaj përkrahim gjeneratat e reja, e jo t’i zëmë karriget dhe të mos avancojmë të tjerët. Ky është realiteti, neve na duhet bashkim. Unë 20 vite kam investuar që shqiptarët të bashkohen dhe të numërojmë të arriturat bashkërisht, sepse të mirat tona në me gjak e me djersë i kemi fituar, askush nuk na i fali dhuratë. Fajin mos ta kërkojmë tek të tjerët por tek vetja, ndaj mos bini ne gracka për ndarje, mos realizoni dëshira të armiqve tanë”, është shprehur Ahmeti, duke shtuar se fronti pro evropian, një rast historik për gjeneratat e reja.

Lideri i BDI-së ka theksuar se është për veting.

“Sepse me hyrje në BE u japim fund të këqijave, duke filluar nga emigracioni e deri tek cilësia jetësore me standarde më të mira, ndaj lëreni të kaluarën por bashkohuni dhe forcohuni. Sot është koha e modernizimit, që t’ju japim përparësi meritorëve, sepse sot ecët me cilësi përpara. Në Evropë hyhet me cilësi”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lojës të inteligjencës, të cilën e fitoi Dea Mishel,…