Ali Ahmeti kujton rënien e heroit Luan Haradinaj

06 maj 2021 | 23:44

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar dëshmorin e kombit Luan Haradinajn i cili 24 vjet më parë ra heroikisht në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook përkujton 24 vjetorin nga rënia e dëshmorit Luan Haradinaj i cili u bë pjesë e përjetësisë dhe e frymëzimit të gjeneratave të tëra atdhedashëse.

“Pavarësia e Kosovës është meritë edhe e Luanit, kurse e sotmja pa dyshim që është edhe gjurmë e pashlyeshme e tij.

Ne që ishim pranë teje, ne që të njohëm nga afër, këto përvjetorë i kujtojmë me shumë mall e dhimbje.

Luan, sa shumë që na mungon të gjithë neve, sa shumë që i mungon Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.

Do të mbaj në kujtimet e mia përgjithmonë. Në zyrën time, në krah të shumë luftëtarëve tjerë të kombit, me shumë mall e kujdes vazhdoj të ruaj dhe portretin tënd Luan, ai qëndron meritor dhe çmallues.

LAVDI përjetësisht Luan Haradinajt dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç pritej, Manchester Unitedi është konfirmuar si finalist i…