
‘Ali Baba’ nuk është më kinezi më i pasur
03 mars 2021
| 18:02
Themeluesi i Alibaba dhe kompanisë Ant Group, Jack Ma nuk është më kinezi më i pasur. Miliarderi i famshëm ka rënë në pozitën e katërt të njerëzve më të pasur në Kinë pasi ka mbajtur këtë pozitë për dy vite.
Rënia e Ali Babës ka ardhur pasi bizneset e tij janë vënë nën kontroll të rreptë të rregullatorëve kinezë.
Jong Shanshan është tani kinezi më i pasur duke arritur këtë sukses me kompaninë për prodhimin e ujit në shishe Nongfu Spring.
Pronari i Tencent Holding, Pony Ma zë pozitën e dytë, ndërsa Colin Huang me kompaninë Pinduoduo është në mesin e tre njerëzve më të pasur në Kinë.