Ali Berisha: AAK-ja po rikthehet në Pejë

17 tetor 2020 | 16:43

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Ali Berisha ka mbajtur sot një takim me kryetarë të nëndegëve në këtë komunë.

Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se kanë pasur një diskutim të rëndësishëm për fillimin e procesit të propozimeve të kandidaturave për kryetar të Pejës nga radhët e AAK-së.

“Peja, duhet të rikthehet në trende normale të zhvillimit. AAK dega në Pejë po pergatitet për rikthim. Sot, në takim me Kryetarë të Nëndegëve. Diskutim i rëndësishëm, duke respektuar normat demokratike e statutare për fillimin e procesit të propozimeve të kandidaturave për Kryetar të Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Pejë”, ka shkruar Berisha.

“Aleanca, e ka momentin! Aleanca, po mobilizohet! Aleanca, po rikthehet!”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë veprimtari Sabit Krasniqi. Lajmin e ka bërë…