Alidema sot përshëndetet me Llapin

08 korrik 2019 | 12:49

Futbollisti Festim Alidema sot (e hënë) do të përshëndetet me bashkëlojtarët dhe stafin e skuadrës se Llapit dhe futbolldashësit, pasi do të transferohet në Kroaci.

“Të gjithë futbolldashësit llapjanë se kush dëshiron të përshëndetet me futbollistin Festim Alidema mund ta bëj sot në stërvitjet e pasdites (ora 18:00), pasi sot është dita e fundit e Festimit si futbollist i Llapit, kurse nesër do të udhëtoj drejt Kroacisë për tu prezantuar tek skuadra e tij e re”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.

“Festimi do t’i mungoj shumë klubit dhe tifozëve të cilët e kanë përkrahur shumë nga ardhja e tij tek Llapi deri më sot, ndërsa klubi i Llapit ndihet krenar që do avancohet në arenën evropiane, tek skuadrat evropiane!”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Podujeva.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, sot…