Alioski, lojtari më i mirë i Al Ahlilit
10 janar 2022
| 13:44
Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski edhe statistikisht është futbollisti më i mirë i skuadrës Al Ahli nga Xheda, në fund të pjesës së parë të sezonit, ose pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.
Sipas “Sofa Score”, Alioski është në vendin e parë me notën 7.20, duke lënë pas Adbulrahman Gareb me 7.13 dhe Filip Brdariqin në vendin e tretë, me notën 7.04.
Alioski në “Al Ahli” erdhi nga skuadra e Leeds United, në merkaton verore dhe nën emrin e tij ka edhe 4 gola të shënuara. Alioski morri pjesë në 14 nga 15 ndeshjet në këtë sezon, ndërsa Al Ahli është duke luajtur nën pritshmërinë e programuar, pasi që është në vendin e 13-të.



