Aliu: 90 për qind e buxhetit është borxh si shkak i qeverisjes së kaluar

03 janar 2019 | 16:51

Komuna e Ferizajt po penalizohet në aspektin buxhetor për shkak të keqmenaxhimit të qeverisjes së kaluar. 90 për qind e buxhetit të këtij viti është borxh i komunës. Kështu ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i cili po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, mbylljen e të gjitha lojërave të fatit dhe  salloneve të masazhit.

Aliu ka thënë për “KosovaPress” projekti më madhor gjatë vitit që lamë pas, ka qenë bashkimi i qytetit të Ferizajt.

Ai ka treguar se rëndësi të veçantë i kanë dhënë edhe ndërtimit të shkollës profesionale. Mirëpo për shkak të keqmanaxhimit të qeverisjes së kaluar, Aliu ka thënë se po penalizohen në aspektin buxhetor.

Aliu ka shtuar se nga 10.5 milionë euro sa kanë buxhet për vitin 2019, nëntë prej tyre janë borxh të cilin duhet paguar.

Sipas tij, shumë prej projekteve mbështeten nga donatorë të ndryshëm.

Ai ka thënë se për një kohë të shkurtër do të finalizohet spitali regjional i kësaj komune, i cili për shumë vjet është lënë pas dore.

Agim Aliu ka pohuar se gjatë vitit 2018 kanë larguar tezgat nga sheshi i qytetit. Sipas tij, qëllimi i këtij vendimi ishte që sheshi të ketë pamje urbane, ndërkaq pronarëve të këtyre tezgave u ka mundësuar punësim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se skuadra e…