Aliu: Janë legalizuar vetëm 15 mijë ndërtime pa leje, vlera e tyre është 1 miliard euro

12 korrik 2023 | 12:26

Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, në konferencën e mbajtur për medie pas mbledhjes së qeverisë, ka folur rreth Ligjit për legalizimin e ndërtimeve.

Aliu ka bërë me dije se nga 350 mijë ndërtime pa leje janë legalizuar vetëm 15 mijë.

Ai ka theksuar se bëhet fjalë për vazhdimin e afatit për qytetarët për legalizimin e ndërtimeve.

“Trajtimi i ndërtimeve pa leje ka qenë dje në rendit të ditës dhe nuk ka kaluar. Është bërë dëm i madh. Është e vërtetë që numrat kanë qenë por, disa deputetë të Vetëvendosjes nuk e kanë votuar. Një numër i madh i qytetarëve po presin, por shpresoj që në seancën e radhës të kemi këtë mundësi”.

“Ju e shihni që ky ligj ka kritere. Nga këto 15 mijë objekte të legalizuara, vlera e tyre është 1 miliard euro”, ka thënë ministri Aliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e stacionit në Shtime në bashkëpunim me Komunën e…