Aliu: Molliqaj tha “nëse kandidon Albini, unë largohem nga Vetëvendosje”

13 dhjetor 2017 | 23:32

Deputeti Liburn Aliu, në një deklarim të tij ka zbuluar gjithçka që ka ndodhur në Vetëvendosje.

Ai ka treguar se si ka vënë kushte Dardan Molliqaj, në rast se Albin Kurti do të kandidonte për kryetar të partisë.

“Në mbledhjen e funidt të kryesisë e kemi pasur një deklaratë të Dardan Molliqajt, i cili tha se ‘nëse kandidon Albin Kurti për kryetar, unë do të largohem nga Vetëvendosje’”, ka thënë Aliu në emisionin “Interaktiv”.

Aliu ka thënë se me katër pikat e ofruara nga Molliqaj, është parë që në VV ka mendime të ndryshme, por sipas tij, nuk ka grup.

“Ai tha: ‘Në rast se kandidohet Kurti unë do të dalë nga VV-ja’, nga kjo u pa që kemi të bëjmë me disa mendime. Nuk ka grupe, por ka tendencë që të krijohet një grup”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se nuk…