Aliu: Nuk e di si mund të duket ndryshe katastrofa shëndetësore

10 dhjetor 11:26

Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kritikuar qeverinë për mungesën e oksigjenit në institucionet shëndetësore në vend.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se nuk e dinë nëse ka më keq se kaq. “Nuk e di si mund të duket ndryshe katastrofa shëndetësore përveçse spitalet nuk kanë oksigjen. Katastrofa që po e shohim fillet i ka diku tjetër por datën e paraqitjes e ka para 6 muajve. Kjo Qeverisje në mungesë i bëri 6 muaj duke folur më shumë për karrigen e presidentit sesa për oksigjenin për të cilën po vuajnë qytetarët”, ka deklaruar Aliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai është një ndër reperët më të ndjekur në rrjetet…