Aliu priti në takim përfaqësuesit e invalidëve të luftës së UÇK-së

10 janar 11:23

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Ferizaj, me të cilët ka diskutuar për iniciativat e përbashkëta që do të ndërmerren në të ardhmen.

Kryetari Aliu është zotuar që do ta forcojë bashkëpunimin me këtë shoqatë dhe shoqatat tjera, që këto të fundit të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes lokale.

Po ashtu, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim edhe zëvendësministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Beqir Fejzullahu, me të cilin ka diskutuar për reformat në administratën komunale, si dhe janë pajtuar për realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting, suit and indoor

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara