Aliu: Sikur që fituam në Podujevë me mbi 50 për qind, do të fitojmë në tërë vendin

01 dhjetor 2020 | 21:39

Liburn Aliu, ushtrues i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur se ajo që ndodhi të dielën në Podujevë do të ndodhë përsëri në të ardhmen.

Ai beson se sikur fitore sikur ajo e Shpejtimin Bulliqit në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës do të ketë edhe nëpër komunat tjera.

“50 përqindëshi është kusht që e garanton suksesin. Kjo çfarë ndodhi në Podujevë është sinjal i qartë se ja si ndodhë, ne fitojmë. Ku? Në Podujevë! Me 52 për qind. E njëjta ndodhë edhe në Kosovë”, është shprehur Aliu në Rubikon në Klan Kosova.

Sipas tij prishja e koalicionit me LDK-në në qendër ka bërë që ata si subjekt ta synojnë që mbi gjysmën e elektoratit në vend ta bëjnë për vete.

“…ne do të fitojmë me mbi 50 për qind”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…