Alketa Vejsiu tregon se a do t’i rikthehet sërish muzikës?

07 prill 2021 | 16:51

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, vite më parë ka qenë pjesë e skenës muzikore.

Ajo kishte performuar në Kënga Magjike me projektin e saj muzikor “Po s’më puthe ti” i cili ishte bërë hit nëntë vite më parë.

Megjithatë edhe pse u pëlqye jashtëzakonisht shumë, Alketa pauzoi nga muzika duke mos publikuar ndonjë këngë tjetër dhe iu përkushtua vetëm televizionit dhe në të njëjtën kohë edhe biznesit.

Së fundi, përmes rubrikës “Ask me a question” në “Instagram” është pyetur se a do t’i rikthehet sërish skenës muzikore.

Ajo ka kthyer përgjigje duke thënë se nuk e ka parim muzikën ndoshta mund të publikojë ndonjë këngë por puna e saj mbetet televizioni dhe biznesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nesër (e enjte)…